KUSH JEMI NE?

Kompania Aldex u themelua nga Ali Çeku në fund të viteve 80-ta, në Pejë.

Në vitet e para kompania Aldex kryesisht merrej me shitblerjen e produkteve të ndryshme, si: veshëmbathje, teknikë e bardhë dhe material ndërtimor.

Gjate viteve 90-ta kompania Aldex filloi shitjen dhe distribuimin e produkteve nga qeramika, porcelani, graniti, elementet sanitare., produkte kryesisht te importuara nga Italia, Greqia dhe Spanja.

Gjate viteve 94-95 kompania Aldex distribuonte me dy pika të shitjes së qeramikës dhe në pikë shitje të materialit ndërtimor që të dyja në qytetin e Pejës.

Për një periudhë shumë të shkurtër Aldex qeramika perfshiu rreth 60% të tregut të Kosovës.

Viti 2002-2004 sjell ndryshime të mëdha sidomos në qytetin e Pejës me hapjen e sallonit ekskluziv me sipërfaqe prej 600 m2

Si viti i kthimit në historine e kompanisë konsiderohet viti 2006 vit në të cilin kopmania Aldex bënë hapjen e sallonit të qeramikës dhe sanitarisë në Prishtinë me sipërfaqe 800m2. Po në të njejtin vit Aldex Group zgjeron biznesin duke filluar ndërtimin e kompleksit afaristo banesor në lagjën Emshir të Prishtinës të përbërë nga dy blloqe me sipërfaqe prej 24600m2.

Në vitin 2012 Aldex Qeramika duke parë si synim plotësimin e kerkesave të tregut hap edhe dy sallone të rëja: njërin në Prishtinë dhe një në Pejë.

Në mars të 2013 Aldex bënë hapjen e sallonit të qeramikës dhe sanitarisë në qytetin e bukur të Prizrenit. Aldexi sot kooperon me 3 pika të shitjes në tërë Kosoven.

Në asortimanin tonë mund të gjeni pllaka të qeramikës për banjo, pllaka për dysheme, pllaka për kuzhina, gure dekorues, shkallë nga graniti si dhe sanitari.

Aldex Qeramika bashkëpunon me shumë kompani botërore në veçanti me ato nga Italia dhe Spanja .

Eksperienca

Eksperienca dhe kërkesa e vazhdueshme e klientëve bëri që ne të fillojmë të ndërtojmë edhe në qytetin e Pejës.

CILËSIA

Me theks të veçantë mund të flasim për materialet ndërtimore të cilat kalojnë në kontrolla të një pas njëshme deri tek zbatimi në
objekt

PARTNERËT

NA KONTAKTONI

Adresa:
Rr. Zhuj Selmani nr 15,
Pejë, 3000,
Kosovë

Telefoni: 377 45 505 006

Email: info@aldex-ks.com

Na ndiqni